KryesoreLajme

Ministri Murati me deputetin britanik flasin për investime në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati priti në takim deputetin në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers, i dërguar i veçantë për tregtinë në Ballkanin Perëndimor.

Përgjatë takimit, ministri Murati njoftoi mysafirin për mundësitë e të investuarit në Kosovë, duke vënë theks tek prioritetet aktuale të Qeverisë siç janë investimet në sektorin e energjisë, infrastrukturës dhe sigurisë.

Ndër të tjera, ministri Murati përmendi edhe potencialin për investime në fushën e prodhimit në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes si katalizator për rritjen e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve. Nga ana e tij, Vickers përmendi disa nga prioritetet e qeverisë britanike dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në sektorët e energjisë, mjedisit si dhe ndarjen e njohurive nga organizimi i Lojërave Olimpike, tash që Kosova është përzgjedhur si vend nikoqir për Lojërat Mesdhetare 2030

Lexo më shumë  Bislimi: Dialogu po përballet me refuzimet e shpeshta të Serbisë

Tutje theksohet se të dyja palët theksuan miqësinë shumëvjeçare të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhduan diskutimin e tyre duke eksploruar mundësitë për bashkëpunim në projekte të tjera në të ardhmen.

Rruga Press

YouTube player