KryesoreLajme

Ministri Maqedonci: Që nga fillimi i mandatit kemi investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kanë mbajtur premtimin e bërë për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës.

Maqedonci thotë se që nga fillimi i mandatit kanë investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit.

“Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam! Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit”, thotë ai.

Lexo më shumë  Rritet sërish emigrimi: Vetëm në 2025-n, BE dha 69 mijë leje të reja qëndrimi për shqiptarët

Tutje, ministri ka pohuar se “çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet pa ndërmjetësim të operatorëve ekonomik, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia”.

Gjithashtu, ai ka shpërndarë disa të dhëna, ku në mandatin e qeverisë së kaluar 2018-2020, kanë qenë vetëm 4 milionë euro investime për blerje të sistemeve të armatimit, ndërsa nga viti 2021 deri tani janë investuar 268 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona
YouTube player