KryesoreLajme

Ministri Krasniqi: E kemi obligim t’ua sigurojmë kryetarëve të rinj kryerjen e obligimeve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas tensioneve në tri komunat veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok.

Ai në një status në Fecebook, ka thënë se institucionet qendrore e kanë obligim që t’ua sigurojnë dhe mundësojnë kryetarëve të rinj përmbushjen e obligimeve të tyre kushtetuese e ligjore.

“Ata janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj. E si institucione qendrore e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve. Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, ka shkruar Krasniqi.

Lexo më shumë  Shqipërisë po i ikin të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç

Kryetarët e komunave të Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit, janë betuar të enjten.

Ndërkohë që të premten para ndërtesave të këtyre komunave janë mbledhur qytetarët serbë për të kundërshtuar futjen e kryetareve të rijnë në to.

Në Zveçan ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe pjesëtarëve të Policisë, janë dëgjuar edhe të shtëna armësh e është hedhur edhe gaz lotsjellës.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *