Ministri Konjufca: Kosova nuk mund t’i besojë Serbisë pa llogaridhënie të qartë dhe garanci për ndalimin e agresionit
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk mund t’i besojë Serbisë pa llogaridhënie të qartë dhe garanci për ndalimin e agresionit.
Këtu ka marrë për bazë çështjen e mbrojtjes së terroristëve të Banjskës nga ana e shtetit të Serbisë.
Për raportin, Konjufca ka thënë se nuk e trajton mjaftueshëm sulmin terrorist në Banjskë në shtator të 2023-s.
“Si Kosova ashtu edhe BE-ja ka bërë thirrje për vendosjen e llogaridhënies për këto tri vjet. Beogradi i ka trajnuar, e tani i mbron kryerësit e këtij akti terrorist”, ka thënë Konjufca. “Nuk mund t’i besojmë Serbisë, nuk mund të normalizojmë marrëdhëniet pa llogaridhënie të qartë e garanci për ndalim të agresionit. Po të ishte më i balancuar, më i saktë raporti i UNMIK-ut do të raportonte mbi zhvillimet në të gjithë rajonin, sidomos qasjen autoritare dhe destruktive të Beogradit”.
Konjufca ka shtuar se Kosova ka qëllim që të ofrojë siguri dhe t’i adresojë të gjitha kërcënimet në veri, për të ofruar ambient stabil për të gjithë qytetarët.
Rruga Press

