KryesoreLajme

Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zgjedhjeve të Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se institucionet e vendit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

I pyetur nëse ka vizituar kryetarin e kësaj komune, Milan Radojeviq, ai ka thënë se ende nuk e ka bërë porse do ta kenë mundësinë të takohen. Tutje ka  deklaruar se në komunat në veri të Ibrit mund të bëhesh kryetar komune, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.

“Kësaj radhe nuk e kam takuar, por sigurisht që në rastet tjera do të kemi mundësi të takohemi. Ka qenë një transferim paqësor i pushtetit, që do të thotë se në komunat në veri të Ibrit mund të bëhesh kryetar komune, mund të bëhesh asamblist, mund të bëhesh drejtor, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, tha ai.   

Lexo më shumë  Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina

I pyetur nga gazetarët serbë nëse ka demokraci në Kosovë, Kurti ka theksuar se qeveria e tij po punon për barazi dhe sundim të ligjit.

“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet. Kjo sepse ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prek. Mirëpo e bashkon shoqërinë me bashkim dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit: policia e Kosovës, e tani edhe administrate tatimore nuk u shërben të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, tha ai.

Lexo më shumë  Pas transmetimit të protestave studentore, sulmohet llogaria e News24 në Instagram. Javët e fundit faqja arriti 270 mln shikime
YouTube player