Sport

Ministri i Sportit, Çeku tregon se do të ndërtohet stadium i ri në Suharekë

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se në qytetin e Suharekës do të ndërtohet një stadium i ri i futbollit.

Këtë lajm i pari i MKRS-së e ka dhënë në Kuvendin e Kosovës, aty ku ka treguar se po presin që të caktohet lokacioni nga ana e kësaj komune si dhe projektin zbatues dhe më pas Qeveria e Kosovës do ta ndajë buxhetin për këtë projekt.

Çeku: Buxheti për stadiumin e Suharekës është gati, po presim të caktohet lokacioni

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Suhareka është e përfshirë në planin e investimit për infrastrukturën e futbollit për të cilën kemi diskutuar edhe me nivelin lokal dhe me organizatat vendore por edhe ndërkombëtare të futbollit me qëllim konsolidimin e infrastrukturës së futbollit”.

“Në Suharekë planifikohet të ndërtohet stadiumi ku Ministria e Kulturës dhe e Sportit, komuna dhe Federata e Futbollit do t’i bashkërendojnë veprimet dhe do t’i ndajnë përgjegjësitë ndërmjet tyre”.

“Komuna duhet ta sigurojë lokacionin, pasi të sigurohet lokacioni, komuna duhet ta hartojë projektin zbatues dhe në momentin që komuna i ndërmerr këto dy veprime, ministria dhe Qeveria e Kosovës do t’i ndajnë mjetet e nevojshme buxhetore për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës”, ka thënë Çeku.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ndryshe, Ballkani është skuadra që po vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet në një stadium me bari sintetik, derisa për herë të dytë radhazi është kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Rruga Press

YouTube player