Lajme

Përballja me Vuçiqin, Kurti do të flas pas konferencës së Borrellit

Në Bruksel kanë përfunduar tashmë të gjitha takimet e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell së shpejti pritet që të dalë në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth takimeve të ndara që kishte me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, e gjithashtu për takimin e përbashkët.

Lexo më shumë  Bie aludimi qesharak i FSHF-së, deri në Evropianin “Shqipëri – Serbi”, Kosova do t’i ketë të paktën katër stadiume moderne

Pas deklaratës së Borrellit, gazetarëve do tu adresohet edhe kryeministri Albin Kurti.

Presidenti serb u tha gazetarëve që takimi ka përfunduar pa sukses, për shkak siç tha ai “Serbia ka pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë”.

Rruga Press

YouTube player