Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë: Gjithçka është e qetë në kontingjentin e ushtarëve në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, ka thënë se është në komunikim me ushtarët e kontingjentit të Letonisë në Kosovë, duke potencuar se nuk ka asnjë devijim nga dita e zakonshme e punës së tyre.

“Jam në komunikim me ushtarët e kontingjentit të Letonisë në Kosovë. Nuk ka asnjë devijim nga dita e zakonshme e punës në punën e tyre, as në këto ditë dhe as në orët e fundit. Gjithçka është e qetë, kontingjenti po punon sipas planit. Faleminderit atyre për shërbimin e shkëlqyer dhe krijimin e një imazhi të shkëlqyer të Letonisë!”, ka shkruar Pabriks.

Lexo më shumë  Die Presse rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

Komentet e Pabriks vijnë pas tensioneve në zhvillim në veri, ku serbët lokalë kanë shtënë me armë zjarri drejt policisë, si dhe kanë sulmuar dhe maltretuar qytetarët shqiptarë atje.

Rruga Press

Lexo më shumë  Die Presse rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *