Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti këtë të premte në një vizitë zyrtare Ministrin e ri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci si dhe delegacionin që e shoqëronte.

Peleshi vlerësoi faktin që vizitën e  parë zyrtare si Ministër i Mbrojtjes së Kosovës e zhvilloi në Tiranë, duke demonstruar dhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve, miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona.

Diskutimet mes dy ministrave u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes  si dhe  vlerësimin  e  mundësive mbi  intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Gjithashtu dy ministrat biseduan për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal si dhe sfidat, me të cilat rajoni po përballet.

Lexo më shumë  Sërish zjarr në Krujë, digjet baza ushqimore për bagëtitë

Ministri Peleshi siguroi ministrin Maqedonci, se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të vijojë kontributin e saj në promovimin e “Politikës së Dyerve të Hapura” në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare, duke ndihmuar kështu anëtarësimin e Kosovës në veçanti, por dhe çdo vendi tjetër në Ballkanin Perëndimor që aspiron integrimin në strukturat Euro-Atlantike.

Nga ana e tij ministri  Maqedonci shprehu falënderimet mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa u ra dakord për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për të intensifikuar më tej raportet mes Kosovës e Shqipërisë.

Lexo më shumë  Skandali me ilaçet me rimbursim në Shqipëri/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

Rruga Press

YouTube player