KryesoreLajme

Kurti: Greqia është më afër njohjes së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur pesë vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën. Në intervistën për televizionin polak “TVP World”, Kurti tha se prej 5 vendeve, Greqia është afër njohjes

Përgjatë këtyre viteve Kosova ka shënuar një progres të caktuar për sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën brenda Bashkimit Evropian prej 27 shteteve, ka theksuar fillimisht kryeministri Albin Kurti.

“Kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i Zyrës sonë në Athinë. Me BE-në kemi të nënshkruar Marrëveshjen kontraktuale të Stabilizim Asociimit dhe që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në politikë të Bashkimit Evropian. Ne do të bëhemi pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mendojmë se procesi i integrimit në BE i shërben vendit tonë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Nënshkruhet memorandumi në vlerë 370 mijë euro për ndërtimin e urës mbi Lumin Sitnica

“E bëjmë për vendin tonë duke plotësuar vlerat, standardet dhe parimet, por në të njëjtën kohë, kemi nevojë për ndihmën e Bashkimit Evropian. Gjithëpërfshirja jonë në BE nuk i shërben vetëm interesit tonë, së mirës sonë, sepse edhe ne duam të kontribuojmë. Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm historik dhe politik për paqen dhe prosperitetin që nga Lufta e Dytë Botërore. Kemi nevojë për ndihmën e shteteve që na kanë njohur, për të na njohur vendet mos njohëse: Kemi nevojë për 22 nga 27 vendet e BE-së, për 26 nga 30 vendet e NATO-s dhe ndihmën e 34 vendeve nga 46 në Këshillin e Evropës, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Raporti i Avokatit të Popullit në Shqipëri: 1/3 e popullsisë jeton në kushte të vështira

Rruga Press

YouTube player