Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti këtë të premte në një vizitë zyrtare Ministrin e ri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci si dhe delegacionin që e shoqëronte.

Peleshi vlerësoi faktin që vizitën e  parë zyrtare si Ministër i Mbrojtjes së Kosovës e zhvilloi në Tiranë, duke demonstruar dhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve, miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Diskutimet mes dy ministrave u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes  si dhe  vlerësimin  e  mundësive mbi  intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Gjithashtu dy ministrat biseduan për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal si dhe sfidat, me të cilat rajoni po përballet.

Ministri Peleshi siguroi ministrin Maqedonci, se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të vijojë kontributin e saj në promovimin e “Politikës së Dyerve të Hapura” në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare, duke ndihmuar kështu anëtarësimin e Kosovës në veçanti, por dhe çdo vendi tjetër në Ballkanin Perëndimor që aspiron integrimin në strukturat Euro-Atlantike.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Nga ana e tij ministri  Maqedonci shprehu falënderimet mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa u ra dakord për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për të intensifikuar më tej raportet mes Kosovës e Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player