Ministri i Mbrojtjes në Kosovë ndan medalje për familjen e Adem Demaçit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ndarë mirënjohje për familjen e Adem Demaçit, të enjten.
Përmes Facebookut, Mehaj e kujtoi Demaçin dhe familjen e tij si të pamposhtur që bashkë rrugëtuan me sfida të mëdha deri në fitoren përfundimtare.
Lexo më shumë Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
![Drena 300x250](https://rrugapress.al/wp-content/uploads/2024/03/300x250.jpg)
“Vigani i Kombit, Adem Demaçi ishte, është dhe do të jetë frymëzimi ynë i përhershëm. Sot isha i nderuar që në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës të ndajë mirënjohjen për Familjen Madhështore të Simbolit të Qëndresës sonë Kombëtare për Liri dhe Pavarësi, Bacës sonë Adem Demaçit”, ka shkruar ai. “Familja Demaçi ishte e pamposhtur dhe i qëndroi fuqishëm betejës së nisur nga Baca Adem dhe bashkërisht rrugëtuan me sfida të mëdha deri në fitoren përfundimtare”, shkroi Mehaj.
Rruga Press