Lajme

Ministri i Jashtëm grek nis vizitën në Shqipëri, vjen kërkesa: Çështja çame dhe ligji i luftës të futen në agjendën e diskutimit

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, me një takim me kreun e Omonia-s, Fredi Beleri, me të cilin thonë se ka disskutuar në lidhje me çështjet e minoritetit në Shqipëri.

“Në nisje të vizitës sime në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonoias në Himarë, Fredi-Beleri, i cili më informoi për çështjet e Minoritetit grek në Shqipëri”, shkruan Dendias në postimin e tij në Twitter.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ministri i jashtëm grek do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka, si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Fokusi i takimit sipas mediave fqinje, pritet të jetë stabiliteti i rajonit të Ballkanit Perëndimor, në një kohë që situata pas luftës në Ukrainë, ka rritur klimën e tensioneve.

Ndërkohë PDIU kërkoi nga qeveria shqiptare që në takimin me Dendias të shtrohen dy kërkesa, ajo për heqjen e ligjit të luftës si dhe futja e çështjes çame në agjendën e diskutimit mes dy vendeve.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *