BotaKryesore

Ministri i Dodikut tallet me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Ministri i Sigurisë i Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Neshiq, është tallur me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në një paraqitje në televizionin serb “Happy TV”.

Neshiq është pjesë e partisë së Millorad Dodikut, president i etnitetit serb të Bosnjës, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Neshiq ka pasur retorikë të zakonshme kundër gjenocidit të Srebrenicës, por në paraqitjen e fundit ai shkon një hap më tej.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Nëse më lejoni të tregoj një shaka… në një varrim, i kërkuan Mujës së vogël të tregonte të dhënat bazike. Ai thotë: ‘I lindur në Sarajevë, i varrosur në Srebrenicë, jeton në Gjermani’ “, ka thënë Neshiq duke buzëqeshur.

Prezantuesi më pas i thotë se është paditur nga “Nënat e Srebrenicës” për një deklaratë të ngjashme, ndërsa Neshiq i përgjigjet “ndoshta do të më padisin edhe mua tani”.

“Kjo dhe deklarata të ngjashme janë tregues i vërtetë se pse botës i duhet një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Edhe pse mesazhet e rezolutës janë universale dhe është në interes të gjithë botës, miratimi i saj do të çimentojë mesazhin se mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është akt anti-civilizimi”, shkruan media boshnjake “Klix”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Më 23 maj do të mbahet seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për Srebrenicën.

VIDEO:

YouTube player