KryesoreLajme

Ministri Ejup Maqedonci nderohet në SHBA nga Ushtria Amerikane

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është nderuar me një prej vlerësimeve më prestigjioze ushtarake — përfshirjen në Sallën e Famës (Hall of Fame) të Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (US Army War College).

Në ceremoninë e zhvilluar, ku ishte i pranishëm edhe Gjenerali Randy A. George, Shefi i Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, Maqedonci e cilësoi këtë nderim si një “nder jetësor”, duke theksuar se ai reflekton jo vetëm arritjen e tij personale, por edhe përkushtimin e të gjithë atyre me të cilët ka bashkëpunuar gjatë karrierës.

Lexo më shumë  Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë

Ai shprehu mirënjohje ndaj Kolegjit të Luftës, mentorëve dhe familjes së tij për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky vlerësim e forcon më tej besimin në fuqinë e shërbimit, udhëheqjes dhe mësimit të përjetshëm — vlera që, siç tha ai, “kapërcejnë kufijtë dhe bashkojnë të gjithë ata që i shërbejnë vendit dhe komunitetit të tyre.”

Rruga Press

YouTube player