KryesoreLajme

Donik Sallova: Ne nuk jemi komb kosovar, lindim dhe vdesim shqiptar!

Donik Sallova, ka reaguar ndaj idesë së “kombit kosovar”, duke theksuar se shqiptarët janë një komb i vetëm, kudo që ndodhen.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se koncepti i “kombkosovarizmit” është një politikë e trashëguar nga ideologjia serbe e Dobrica Ćosićit, e cila synon përçarjen e shqiptarëve për ta bërë më të lehtë sundimin.

Lexo më shumë  Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tanigaki

“Ne nuk jemi komb kosovar, lindim dhe vdesim shqiptar! Kombi shqiptar është edhe i diasporës, e në kohët më të vështira prej atje i ka ardhur ndriçimi dhe shpëtimi”, shkroi Sallova, duke theksuar rolin e rëndësishëm që diaspora shqiptare ka pasur në historinë dhe identitetin kombëtar.

Rruga Press

YouTube player