LajmeSport

Ministri Çeku pret Donjeta Sadikun, i uron suksese në Paris

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrulla Çeku ka pritur sot boksieren Donjeta Sadiku, e cila ditë më parë e siguroi normën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Vajzat po dominojnë me suksese në sport. Donjetën e prita sot në kabinet pas sigurimit të normës olimpike për Paris 2024. Na premtoi medalje në Lojërat Olimpike. I uroj shumë suksese në Paris”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Boksierja Donjeta Sadiku ka siguruar normën olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024, për të parën herë në historinë e boksit kosovar pas pavarësimit.

Donjeta një sukses të tillë e arriti pasi mundi italianen Alessia Mesiano në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kilogram të turneut botëror kualifikues për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sadiku shënoi katër fitore radhazi për të arritur deri te norma olimpike.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: VV-ja vazhdon luftën kundër fashizmit të sotëm brenda e jashtë vendit

Donjeta Sadiku në vitin 2022 fitoi medalje të bronztë në botërore dhe evropiane, derisa në Olimpiadën e Tokios ishte paraqitur me ftesë, por lëndimi ia kishte shuar ëndrrën për medalje.

Rruga Press

YouTube player