KryesoreLajme

Minatorët e Spaçit 17 ditë në protestë, kompania hesht dhe përgatit zarfet e pushimeve nga puna

Protesta e minatorëve të Spaçit ka hyrë sot në ditën e saj të 17-të, ndërsa kompania ende nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar ndaj kërkesave të tyre.

Sipas burimeve nga terreni, situata mbetet e tensionuar. Punëtorët denoncojnë se drejtuesit e kompanisë po ushtrojnë presion mbi ta dhe kanë përgatitur zarfet e largimit nga puna për disa prej minatorëve pjesëmarrës në protestë.

Lexo më shumë  Kryeministrja daneze: Viti 2035 mund të jetë tepër vonë për riarmatim të Evropës

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, minatorët janë të vendosur të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë grevën derisa të marrin një përgjigje për kërkesat e tyre, që lidhen kryesisht me përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të mëtejshëm të protestës nëse heshtja e kompanisë vazhdon.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Mijaçiq: Serbia nuk mund të shpëtojë në rastin "Banjska"