KryesoreLajme

Kurti: Austria i ka qëndruar pranë Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë.

“Dje, Austria shënoi këtë moment historik për të 60-tën herë që kur u bë festë zyrtare kombëtare – gjashtë dekada kujtimi, reflektimi dhe krenarie në një rrugë të përcaktuar nga demokracia, përgjegjësia dhe liria.” u shpreh kryeministri në detyrë.

Kurti, tutje shtoi se rrugëtimi i Austrisë nga okupimi në pavarësi, nga ndarja në demokraci u kujton se sovraniteti nuk ka të bëjë vetëm me kufijtë, por edhe me vlerat.

Lexo më shumë  Mbyllen 200 faqe të rrjeteve sociale në Shqipëri që mbështesin protestën, reagon deputetja Koçeku: E kam raportuar situatën në institucionet e BE-së

“Për ne në Kosovë, kjo ditë bart rezonim të veçantë. Rrugëtimi i Austrisë – nga okupimi në pavarësi, nga ndarja në demokraci – pasqyron në shumë mënyra rrugën tonë drejt lirisë dhe vetëvendosjes. Na kujton se sovraniteti nuk ka të bëjë vetëm me kufijtë, por edhe me vlerat: drejtësinë, solidaritetin dhe dinjitetin njerëzor”, ka deklaruar kreu në detyrë i qeverisë.

Kurti ka thënë se Austria i ka qëndruar pranë Kosovës në çdo fazë kritike të shtetësisë.

Lexo më shumë  Kongresmeni amerikan: Vuçiqi është një kukull kineze, prodhimi i robotëve në Serbi kundër interesave amerikane

“Ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë tonë; ka qenë një mbështetëse e palëkundur e rrugës sonë evropiane; dhe vazhdon të jetë një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në zhvillim, arsim dhe investime. Për këtë, shpreh mirënjohjen tonë të thellë”, ka deklaruar në fjalën e tij Kurti në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë.

Rruga Press

YouTube player