BallinaBota

Miliarderi kinez Jack Ma nuk është parë në publik me javë pasi kritikoi presidentin Xi Jinping

Miliarderi kinez i teknologjisë Jack Ma nuk është parë në publik për gati dy muaj, pasi kishte kritikuar presidentin e Kinës, Xi Jingping, shkruan “Daily Mail”.

Jack Ma, një nga personat më të suksesshëm në Kinë, kishte kritikuar rregullatorët financiar në Kinë dhe bankat që janë në pronë të shtetit gjatë fjalimit në Shanghai në tetor.

Lexo më shumë  Andy Burnham zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Ai ka bërë thirrje për reforma.

Fjalimi i tij kishte zemëruar qeverinë e Kinës, që e vlerësoi kritikën e Ma’s si sulm ndaj autoritetit të Partisë Komuniste dhe filloi me “goditjet” ndaj bizneseve të Ma’s.

Më pas Kina nisi një hetim anti-monopol për Alibaba Group të MA’s.

Po ashtu Ma që nga nëntori është zhdukur nga sytë e publikut.

Rruga Press

Lexo më shumë  Merz i hapur për një riformatim të qeverisë gjermane
YouTube player