Lajme

“Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë”, Mehaj: Kontingjenti ynë në Hatay të Turqisë u vizitua nga ushtarakë turq në 15-vjetorin e pavarësisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se të premten kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Hatay të Turqisë është vizituar nga ushtarakë turq për t’u uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë!.

Kontingjenti ynë festoi 15 vjetorin e Pavarësisë në Hatay të Turqisë

Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t’u uruar Ditën e Pavarësisë.

Gjithashtu, komandot e forcave turke në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti dhe ushtria jonë dhuruan flamurin e Republikës së Turqisë.

Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë!”, shkruan ministri Mehaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *