Lajme

Mijëra shqiptarë ngelën të paregjistruar, rezultati shënon rënie; BDI dhe LSDM të kënaqur nga procesi

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas publikimit të rezultatit të regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, ka shkruar se regjistrimi ka qenë proces me sfida dhe aspak i lehtë, por që institucionet ia dolën që ta përfundojnë me sukses. Ali Ahmeti e quan sukses këtë proces në të cilin, pas një takimi të beftë mes ish-kryeministrit Zaev dhe liderit të opozitës maqedonase verën e kaluar u ndërpre regjistrimi i mërgatës shqiptare, pikërisht në kohën kur për këtë regjistrim kishte interesimin më të lartë. Poashtu, numri i shqiptarëve rezident rezultoi më i ulët se ai i vitit 2002 (Nga 25.17% në 24.3%).

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Edhe deputetja e LSDM-së Snezhana Kalevska-Vançeva e quajti të suksesshëm procesin e regjistrimit, duke thënë se kur 99% e popullsisë janë regjistruar kjo paraqet sukses që as shtetet evropiane nuk e kanë arritur.

“Mund të them se jemi të kënaqur sepse regjistrimi u realizua me sukses pas 20 vjetësh, për herë të parë regjistrim i kombinuar që u realizua në pandemi me të gjitha protokollet mbrojtëse dhe shumë i suksesshëm”, tha Snezhana Kalevska-Vançeva, deputete e LSDM-së.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *