Bota

Mësymja e rajonit rus të Bolgorod, Rusia: U përdorën armët amerikane, SHBA e mohon

Shtetet e Bashkuara e distancuan veten nga aksioni i armatosur në Rusi, që sipas Moskës u mbyll me mundjen e atyre që i quajti sabotator ukrainas. Pjesë të rajonit kufitar të Bolgorod u vunë në shënjestër ditën e hënë, në një prej mësymjeve më të mëdha ndërkufitare, që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë vitin e kaluar. Rusia publikoi më vonë imazhe të automjeteve të dëmtuara ushtarake perëndimore, përfshirë ato të prodhuara në Amerikë. Por Uashingtoni këmbëngul se nuk ka inkurajuar apo lehtësuar sulmet brenda Rusisë.

“Ne i kemi parë raportimet që qarkullojnë në media e ku pretendohet se armët e përdorura në sulm ishin dërguar nga SHBA. Dua të them se ne jemi skeptikë mbi vërtetësinë e këtyre raportimeve. Si parim i përgjithshëm, ne nuk inkurajojmë po mundësojmë sulme brenda Rusisë dhe këtë e kemi bërë të qartë. I takon Ukrainës të vendosë se si do ta zhvillojë këtë luftë”, u shpreh Mattheë Miller zëdhënës i DASH.

Lexo më shumë  Putini “syrgjynos” priftin që kreu shërbimin përkujtimor në varrimin e Navalny

Disa fshatra në Bolgorod u evakuuan pasi u vunë në shënjestër të sulmeve ajrore e me artileri. Rusia tha se 70 agresorë te armatosur, për të cilët këmbëngul se ishin ukrainas, janë vrarë.

Por Kievi mohon përfshirjen dhe dy grupe paraushtarake ruse, kundër presidentit Vladimir Putin, thanë se qëndrojnë pas sulmit duke postuar edhe pamje të operacionit në rrjetet sociale.

Mësymja e së hënës shtyn Moskën të shpallë një operacion kundër terrorizmit, duke i dhënë fuqi të posaçme autoriteteve për të kufizuar komunikimin dhe lëvizjet e njerëzve. Masat u hoqën gjatë pasdites, edhe pse një prej grupeve paraushtarake deklaroi se kontrollonte ende një pjesë të territorit rus.

Guvernatori i Bolgorod tha se 1 person person kishte humbur jetën dhe disa të tjerë ishin plagosur.

“Sapo jam kthyer nga Graivoron, nga fshatrat që u vunë në shënjestrën e sulmit të nisur nga forcat e armatosura ukrainase. Një person mbeti i vrarë atje”, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov .

Ish presidenti rus Dmitry Medvedev, tani zv,president i Këshillit të Sigurisë në Rusi, dha se agresorët ukrainas meritonin të shfaroseshin si minj. Çdo sulm në tokën ruse bënë nervozë vendet anëtare të NATO-s, për shkak të reagimit të pritshëm të Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *