Lajme

Merret vendimi: Shtyhet gjendja e emergjencës për furnizimin me energji elektrike në Shqipëri

Gjendja e emergjencës për furnizimin me energji elektrike në vendin tonë është shtyrë deri më 31 Dhjetor të vitit 2022.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave. Në mbledhjen e sotme është shfuqizuar vendimi i shkuar dhe është ndryshuar pika 5 duke lënë në fuqi gjendjen e emergjencës deri në fund të vitit.

Vendimi i qeverisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

V E N D O S I:

Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

  1. Pika 3 shfuqizohet.
  2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *