Bota

Mercenarët neonazistë ‘Rusich’ të Putinit iu presin veshët ukrainasve për t’i përdorur si trofe

Përveç përdhunimeve të grave dhe vrasjeve gjakftohtë të ukrainasve, ekziston një milici e Putinit me lidhje me organizatën private paraushtarake të presidentit rus, Wagner, e cila përdor metodën e gjymtimit për të treguar se ka mundur armikun.

Sipas gazetës britanike The Sun, mercenarët neonazistë të presidentit rus Putin, të quajtur “Rusich”, tashmë janë vendosur në disa pjesë të Ukrainës dhe pasi kanë vrarë “armiqtë”, ua kanë prerë veshët me thikë dhe i kanë mbledhur si trofe.

”Rusich”, e cila ka lidhje me grupin mercenar të Kremlinit “Wagner”, u themelua në Shën Petersburg në vitin 2014 nga 30-vjeçari Aleksei Milchakov i cili ishte trajnuar si parashutist në ushtrinë ruse, dhe 33-vjeçari  Yan Petrovsky.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Grupi neo-nazist rus u bë i njohur në vitin 2014 për pjesëmarrjen në luftimet në Ukrainën lindore midis guerilasve pro-rusë dhe ushtarëve ukrainas.

Sipas The Times, themeluesi i grupit Rusich postoi foto në faqen e rrjeteve sociale ruse “Vkontakte” që e përshkruan atë duke prerë veshët e ushtarëve të vdekur ukrainas. 

Në faqen e tij në rrjetin social rus “Vkontakte”, ai kishte postuar edhe një foto të tij, kur ishte adoleshent, duke i prerë kokën një qenushi.

Themeluesit e “Rusish”, Milchakov dhe Petrovsky, u takuan për herë të parë në një program të organizatës nacionaliste “Lëvizja Perandorake Ruse”, sipas gazetës “The Sun”.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Qëllimi i tyre është pushtimi i Novorossiysk. 

Ky është emri i përdorur nga supranacionalistët rusë për Ukrainën jugore dhe lindore.

Kujtojmë se  grupi “Wagner” me të cilin ka lidhje grupi neo-nazist Rusich “është ushtria private e presidentit rus, e cila përbëhet nga dhjetëra mijëra mercenarë të përzgjedhur rusë që janë përfshirë në luftëra në pjesë të ndryshme të botës. .

Grupi drejtohet nga Dmitry Utkin dhe financohet nga i besuari i Putinit, oligarku rus Yevgeny Prigotsin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *