Bota

Mercedes-Benz futet në parakalim në garën ndaj Tesla-s për makinat elektronike

Prodhuesi i Mercedes-Benz Daimler (DAIGn.DE) po planifikon të investojë në më shumë se 40 miliardë euro (47 miliard dollarë) deri në 2030 për të qenë i gatshëm për të tejkaluar Teslan (TSLA.O) në një treg makinash elektrike, por paralajmëroi zhvendosjen në teknologji e cila për rrjedhojë do të shkaktonte shkurtime të vendeve të punës.

Duke përshkruar strategjinë e saj për një të ardhme elektrike, shpikësi i makinës moderne motorike tha të enjten se, me partnerët, do të ndërtonte tetë impiante baterish ndërsa rrit prodhimin e automjeteve elektrike (EV).

Nga 2025, të gjitha platformat e reja të automjeteve do të prodhojnë vetëm EV, shtoi prodhuesi gjerman i automjeteve luksoze.

“Ne me të vërtetë duam ta arrijmë … dhe të jemi mbizotërues edhe pse jo, të gjithë makinat tona të jenë elektrike deri në fund të dekadës,” i tha shefi ekzekutiv Ola Källenius për prestigjozen Reuters, duke shtuar se shpenzimet për teknologjinë tradicionale të motorëve me djegie do të ishin “afër zeros “deri në vitin 2025.

Sidoqoftë, Daimler – që është gati për tu riemërtuar në Mercedes-Benz si pjesë e planeve për të hequr sektorin e kamionëve më vonë këtë vit – ndaloi së dhëni një afat përfundimtar dhe të vështirë njëkohësisht në mënyrë që t’i japë fund shitjeve të makinave që furnizohen me motorrë me djegie të brendshme.

Disa prodhues makinash si Volvo Cars në pronësi të Geely (GEELY.UL) janë zotuar të përdorin të gjitha mjetet e tyre elektrike deri në vitin 2030, ndërsa General Motors Co (GM.N) thotë se aspiron të jetë plotësisht elektrike deri në 2035, ku të gjithë do përpiqen të mbyllin hendekun me liderin e industrisë Tesla.

Lexo më shumë  Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

“Ne duhet ta largojmë debatin nga ndërtimi i motorit të fundit me djegie sepse nuk është më i rëndësishëm,” tha Källenius. “Pyetja është se sa shpejt mund të shkallëzoni deri në të qenit afër 100% elektrik dhe kjo është ajo në të cilën po përqendrohemi.”

Aksionet e Daimler u rritën deri në 2.5% pas lajmit, i cili vjen pak më shumë se një javë pasi Bashkimi Evropian propozoi një ndalim efektiv të shitjes së makinave të reja me benzinë dhe naftë nga 2035 si pjesë e një pakete të gjerë masash për të luftuar ngrohjen globale.

Përpara njoftimit të BE, prodhuesit e makinave kishin njoftuar një seri investimesh të mëdha në EV. Më parë këtë muaj, Stellantis (STLA.MI) tha se do të investonte më shumë se 30 miliardë euro deri në 2025 në elektrizimin e përbërjes së saj.

VENDIME TË VËSHTIRA

Në Mercedes-Benz, ky kurs zhivillimi do të shohë një rënie prej 80% të investimeve në motorë me djegie të brendshme dhe teknologjisë hibride midis 2019 dhe 2026, gjë që grupi aksioner pohoi se do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në punë.

EV-s kanë më pak përbërës e për pasojë kërkojnë më pak punëtorë sesa automjetet me motor me djegie.

“Një transformim i forcës sonë të punës do të përfshijë vendime të vështira. Po, në përgjithësi ne duhet dhe do të zvogëlojmë kostot tona personale,” tha anëtari i bordit drejtues të Mercedes-Benz dhe shefi i burimeve njerëzore Sabine Kohleisen.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Daimler tha se që nga viti 2025, ai pret që makinat elektrike dhe ato hibride do të përbëjnë 50% të shitjeve – me makina të gjitha elektrike që pritet të zënë pjesën më të madhe të tyre – më herët sesa parashikimi i tij i mëparshëm që kjo do të ndodhte deri në vitin 2030.

Prodhuesi i makinave do të zbulojë tre platforma elektrike – një për të mbuluar gamën e auto-veturave të pasagjerëve dhe SUV, një për furgona dhe një për automjete me performancë të lartë – që do të nisë në 2025.

Daimler është gjithashtu duke blerë firmën britanike YASA Limited për të ndihmuar zhvillimin e motorëve elektrikë me performancë të lartë.

Kompania tha se do të ndërtonte 200 gigavat orë (GWh) të kapacitetit të qelizës së baterisë. Katër nga impiantet e reja të baterive do të jenë në Evropë dhe një në Shtetet e Bashkuara.

Daimler tha se së shpejti do të njoftojë partnerët e rinj evropianë për planet e saj të prodhimit të baterive.

BE ka bërë përpjekje të mëdha për të ndërtuar kapacitetin e baterisë për të kundërshtuar dominimin e Kinës në prodhimin e baterisë.

Rival Volkswagen AG (VOWG_p.DE) planifikon të ndërtojë gjysmë duzinë impiantesh për bateri në Evropë.

Daimler tha se si pjesë e strategjisë së tij të elektrifikimit do të ndërtonte një fabrikë riciklimi të baterive në Kuppenheim, Gjermani, e cila do të niste operacionet në 2023. /reuters/

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *