Meksika arrin marrëveshje me kompaninë farmaceutike kineze, siguron 35 milionë doza të vaksinës anticovid
Meksika ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë farmaceutike kineze CanSino, për blerjen e 35 milionë dozave të vaksinës antiCovid. Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, me anë të një postimi në Tëitter.
“Urojmë për nënshkrimin e marrëveshjes paraprake për blerjen e 35 milionë dozave të vaksinave të nënshkruar sot mes Ministrit të Shëndetësisë dr. Jorge Alcocer dhe kryetarit të CanSino Biologic Xuefeng Yu,“-ka shkruar ai.
Gjithashtu, Ebrard ka thënë se vaksina e CanSino është zbatuar ndaj 62 vullnetarëve gjatë procesit të provave klinike në shtetin Nuevo Leon të vendit si rezultat i së cilës nuk kanë hasur në asnjë efekt anësor.
Më herët, qeveria meksikane ka arritur marrëveshje me kompaninë farmaceutike Pfizer-BioNtech për blerjen e 250 mijë dozave të vaksinës në fazën e parë ndërsa në total 17 milionë doza. Sakaq, Meksika është vendi i katërt me më shumë vdekje nga COVID-19 me 111.655 viktima deri më tani, ndërsa është në vendin e 13-të për nga numri i rasteve me gjithsej 1.205.229.