BallinaKuriozitete

Fituesi për fotografinë më të bukur në konkursin “Earth Photo”

Një projekt mbi hapësirat e braktisura të rikuperuara nga natyra ka fituar garën e vitit 2020 për fotot më të bukura.
Seria fituese, u mundësua nga  fotografi francez Jonathan Jimenez aka ‘Jonk’, e përfshin imazhe të një kafeneje dhe teatri në Abkhazia, një hoteli në Portugali dhe një pishine në Itali. Fituesi u zgjodh nëpërmjet 2,600 fotografëve që morën pjesë
Fotoreporterja fituese e çmimit “Pulitzer” Marissa Roth, e cila drejton konkursin, tha se puna e fotografit ishte vërtet fantastike.
“Ne zgjodhëm fotografitë tërheqëse të Jonk si fituesin e përgjithshëm për shkak të shkallës së lartë të aftësive dhe vizionit që ato përfaqësojnë, dhe gjithashtu sepse ato ilustrojnë dualitetin e bashkëjetesës së njerëzve me natyrën,”shprehet  më tej Roth.
“Forestry England” Shoqata e pyjeve në Angli dhe Shoqëria Mbretërore Gjeografike zgjodhën fituesit në gjashtë kategori nga një listë e ngushtë me 50 fotografi dhe katër filma. Konkursi përpiqet të tregojë më të mirën në mediat vizuale mjedisore dhe synon të inkurajojë diskutimin në lidhje me botën dhe banorët e saj.

Yanrong Guo fitoi kategorinë “People” për imazhin e saj, të titulluar “Miss”, ku tregohet një njeri që pi duhan në prefekturën autonome Liangshan Yi, vendbanimi më i madh i njerëzve Yi në Kinë.

Kategoria e videos u fitua nga Sean Gallagher për Cambodia Burning, një film i shkurtër që zbulon efektet e shpyllëzimeve të shfrenuara në vend.

Një ekspozitë e fituesve dhe shënimeve të zgjedhura do të shfaqet në pyjet e Anglisë, përfshirë Grizedale në liqenim District, pyllin Dalby në Yorkshire Moors dhe pyllin në Dorset, nga tani deri në pranverën e vitit 2021.

Yi Sun fitoi kategorinë “Natyra” për punën e tij Dryland Farming, Studimi 7, i cili përshkruan një pamje ajrore të linjave të traktorëve të ndërthurur, në një fermë Spanjolle që vuan nga thatësira.
Charles Xelot fitoi kategorinë “Ndryshimi i Pyjeve për Pemën e Vdekur”, e cila tregon një trung gri të shtrembëruar, dy vjet pasi një zjarr në pyll që e  shkaktuan njerëzit, shkatërroi vendi.

YouTube player