Lajme

Mehaj: Ushtria po furnizohet me armatim e pajisje moderne

Ushtria e Kosovës është dhe po vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne, ka thënë të shtunën ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Duke kujtuar eksodin e shqiptarëve të Kosovës para 23-vjetësh, Mehaj ka thënë se sot Kosova është më e fortë politikisht e ushtarakisht.

“Ushtria jonë është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne. Vendi ynë është i sigurt falë ushtrisë sonë dhe aletëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Investimi në ushtri është obligim i yni të cilin do ta përmbushim me çdo kusht. Forcimi dhe pajisja e ushtrisë sonë, është garanca kryesore e sigurisë dhe stabilitetit në vend e në rajon”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Mehaj ka thënë se më Kosova s’do të lejojë që populli të përjetojë krimet, dëbimet, masakrat, dhunën e gjenocidin që e kishte përjetuar në luftë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *