KryesoreLajme

Mehaj në Kroaci, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologu i tij kroat, Mario Banozic, kanë nëshkruar marrëveshje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Mehaj ka bërë të ditur se bashkë me Banozic kanë diskutuar për shumë çështje relevante me situatën aktuale gjeopolitike, duke përfshirë ndikimin rus në Ballkan, domosdoshmërinë e unitetit përballë tendencës për destabilizim dhe cënim të vlerave demokratike, investimin e përbashkët në fusha strategjike dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Lexo më shumë  I arratisuri Sekiraqa është strehuar në Hotelin e Radojçiqit në Kopaonik të Serbisë

“Theksova dhe njëherë para ministrit Banožić se Kosova është falenderuese për mbështetjen e deritanishme nga ana e shtetit kroat, ndërsa mbesim të përkushtuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm, ofrim të trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit si dhe të deminimit”, ka thënë Mehaj.

Nga ana tjetër Banozic shprehu vlerësimin e tij për hapat e ndërmarr nga ana e Kosovës për zhvillimin e ushtrisë, e po ashtu faktin se po ngriten kapacitetet ushtarake përmes blerjeve direkte shtet më shtet në përputhje me standardet e NATO-s.

Lexo më shumë  Suspendohet gjyqtari Agim Kuçi pas rastit të Enver Sekiraqës

Ndër të tjerash ministri Banozic garantoi mbështetje të pakursyer për Kosovën dhe të ardhmen tonë evropiane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *