KryesoreLajme

Mediumi francez Le Monde: Albin Kurti është në prag të fitimit të betejës për kontrollin e veriut të vendit

Vendimi i BKQ-së për të pranuar pagesa vetëm në valutën zyrtare, si çdo shtet normal në botë, ka nxitur reagim në qarqet diplomatike dhe ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave të huaja, transmeton Rruga Press.

“Kryeministri i vendit të vogël ballkanik ka marrë përsipër t’i japë fund mbikëqyrjes faktike të ushtruar nga Beogradi mbi rajonet e populluara nga minoriteti serb”, e nis artikullin Le Monde, përpara se të raportojë dhe për protestën e 12 shkurtit në veri të Mitrovicës.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Fraza që bie në sy, është se mediumi francez vë në pah se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën disa arritje që nuk i ka bërë asnjë paraardhës i tij.

“Në moshën 48 vjeç, Z. Kurti është duke arritur atje ku të gjithë parardhësit e tij kanë dështuar: t’i japë fund mbikëqyrjes së ushtruar de facto nga Beogradi mbi jetën e përditshme të serbëve që jetojnë në këto katër komuna në veri të këtij qyteti të ndarë dhe që deri më tani refuzonin gjithmonë të njihnin sovranitetin e një vendi që po përgatitet, megjithatë, të festojë, të shtunën, 16 vjetorin e pavarësisë së tij”, shkruan Le Monde.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive
YouTube player