Lajme

Mediat serbe: SHBA-të të tronditura nga autoritarizmi i Vuçiç dhe të impresionuar nga demokracia e Kurtit

Gazeta Serbe “Danas” ka shkruar ditën e sotme një artikull për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e SHBA. Një përfaqësues jozyrtar i qarqeve Diplomatike në Uashington i tha media serbe se: “Në Uashington, ata janë të impresionuar nga demokracia e Kurtit”, dhe nga ana tjetër, “të tronditur nga autoritarizmi i Vuçiç”.

Në artikull thuhet se presidenti i Serbisë kritikohet nga amerikanët për mungesën e sensit të dialogut me kundërshtarët politikë dhe kontrollin e tepruar mbi mediat.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Sa i përket Kurtit, ai përflitet se gëzon mbështetjen e SHBA dhe shumë segmenteve të tjera politike, megjithatë konsiderohet bashkëbisedues më i qëndrueshëm me SHBA se paraardhësi i tij Avdullah Hoti.  Në atë kontekst, theksohet se “Kurti dëshiron atë që përfaqëson administrata e Biden – që Kosova të marrë njohje nga Serbia”.

Burimi i medias serbe shpjegon se Amerika pret që Kurti të zbatojë reformat e premtuara, “veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit”.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *