Bota

Italia miraton masat e reja anti Covid/ Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme, nga 6 gushti “Green Pass” të çon kudo…

Detyrimi i një Green Pass do të fillojë nga 6 Gusht dhe certifikata do të përdoret për hyrje në restorante dhe bare, ku nuk do të jetë e nevojshme për të marrë shërbimin në banak; po ashtu do të përdoret për aktivitete në ambiente të hapura. 

Italia ka publikuar masat e reja të pandemisë së koronavirusit, lidhur me lëvizjen e lirë, mbajtjen e maskave dhe hapjen e ambienteve publike. Sipas Ansa.it, ne 20% të pacientëve Covid në kujdes intensiv, një vend i caktuar do të përcaktohet si zonë portokalli, ndërsa do të duhet më shumë se 30% që të konsiderohet zonë e kuqe.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën

Detyrimi i një Green Pass do të fillojë nga 6 Gusht dhe certifikata do të përdoret për hyrje në restorante dhe bare, ku nuk do të jetë e nevojshme për të marrë shërbimin në banak; po ashtu do të përdoret për aktivitete në ambiente të hapura. 

Detyrimi për pasaportën e vaksinimit hyn në fuqi dhe për kinematë dhe teatrot, por numri i spektatorëve që pranohen të marrin pjesë rritet. Në zonën e verdhë mund të hyni me një pasaportë të gjelbër, maskë dhe distancë, por spektatorët do të jenë nga 1000 që është aktuali deri në 2500 dhe brenda nga 500 deri në 1000.  Për ngjarjet sportive, kapaciteti i lejuar nuk mund të kalojë 50% të maksimumit. Diskot mbeten të mbyllura, por do të marrin 20 milionë euro për rimbursim.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Sanksionet

Për ata që shkelin rregullat ekziston një gjobë prej 400 deri në 1.000. Nëse shkeljet përsëriten në 3 ditë të ndryshme, objekti mund të mbyllet për 1 deri në 10 ditë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *