Lajme

Mediat serbe: Kurti dhe Vuçiq pritet të nëshkruajnë deklaratë për të zhdukurit gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës, në takimin që do të zhvillohet më 18 gusht në Bruksel.

Sipas medias serbe Nova, për tekstin është rënë dakord nga të dyja vendet dhe nënshkrimi i kësaj deklarate shihet si një hap përpara në marrëdhëniet dypalëshe.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia

Agjenda ende nuk dihet për publikun, teks pritet që në Bruksel të diskutohet për targat e automjeteve dhe dokumentet e identifikimit.

Kryetari i Komisionit të qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, Veljko Odaloviç theksoi se nënshkrimi i kësaj deklarate ishte diskutuar edhe në raundet e mëparshme.

Ndërsa, drejtori i Institutit për Çështje Evropiane, Naim Beshiri deklaroi për median serbe se familjet e rreth 1600 personave të zhdukur në Kosovë janë ende në pritje dhe se është tmerrësisht e rëndësishme që si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën të zgjidhjet kjo çështje.

Lexo më shumë  Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *