Argument

(Video) Me pankartën e targave ilegale, në Rusi brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”!

Një video që po qarkullon në rrjetin social Twitter, e që është realizuar në Rusi, tregon edhe njëherë se bashkëpunimi ruso-serb është më shumë sesa i marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike.

Disa të rinj, me pankartën e targave ilegale të Mitrovicës “KM”, e cila u përdor si ngjitës ditët e fundit në komunat veriore, kanë realizuar një video. Në këtë video, teksa mbajnë pankartën në duar, ata brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”.

Përveç marrëdhënieve të mira mes Moskës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, ndikimi rus është rritur ndjeshëm edhe në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Rusia ia ka dhënë përkrahjen Listës Serbe në Kosovë që nga viti 2017, kur këtë e deklaroi Sergey Zelezniak në takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. Atëherë, Rakiq e kishte ftuar Zelezniak-un, përfaqësuesin e partisë së Putinit “Rusia e Bashkuar” që t’i vizitonte serbët e Kosovës.

Serbia ngelet i vetmi vend nga ata që janë në BE apo që synon të integrohen në BE, i cili nuk ka vendosur sanksione kundër pushtimit rus në Ukrainë. Pavarësisht presioneve, këta dy vende vazhdojnë të jenë të lidhur tradicionalisht, si në rang shtetëror e strategjik ashtu edhe në nivel populli. E përbashkët e të dy vendeve janë poashtu krimet kundër njerëzimit që këto dy vende kanë kryer në vende të tjerë mbi popullsitë civile dhe synimet ekspansioniste për zgjerim sa më të madh territorial.

Lexo më shumë  Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Shteti serb ka treguar gadishmëri duke u vendosur në rolin e satelitit rus, në funksion të agjendës ruse në Ballkan, me shpresën se do përfitojë prej saj. Trazirat e fundit në Kosovë janë një prej treguesve të kësaj lidhjeje ruso-serbe, ku pozicioni i satelitit dhe synimet e përbashkëta pushtuese përkojnë në një interes të përbashkët gjeostrategjik, që në këtë rast është hapja e një vatre të re lufte në Evropë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *