Lajme

Mediat ndërkombëtare raportojnë për triumfin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pas asaj të Majlinda Kelmendit në ‘Rio 2016’.

Xhudistja nga Peja e filloi mirë rrugëtimin e saj parë te medalja e artë, pasi i fitoi të tri përballjet në mënyrë të pastër, duke e përmbyllur mjaft mirë edhe finalen.

Për këtë triumf të Distrisë, shumë media ndërkombëtare gjetën hapësirë që të shkruajnë për medaljen e artë të parë për Kosovën në këto Lojëra Olimpike.

Reuters e kishte titullin: “Distria ia fiton Kosovës medaljen e parë të artë në xhudo në Tokio 2020”.

Lexo më shumë  Deklaratat e Paunoviqit për spastrim etnik në Kosovë - Marta Kos: E paimagjinueshme që vazhdon të jetë ministre

Shkrimi nga Reuters/Prsc

Një titull të bukur e kishte edhe The Washignton Post: “Kosova përshëndet medaljen e artë të Krasniqit në xhudo në Lojërat e Tokios”.

Shkrimi nga The Washignton Post/Prsc

Për fitores e Distrisë ka shkruar edhe Associated Press, duke e përmbledhur më shumë garuesit që morën medalje në ditën e parë të Lojërave Olimpike.

Shkrimi nga Associated Press

Kujtojmë se pejania ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Lexo më shumë  Ferit Hoxha nuk humbet mundësinë për një foto me homologun serb

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.

Xhudistja jonë u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’, duke siguruar finalen e madhe.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *