Bota

Mediat e huaja: Paranojat e Putinit, frikësohet se do të vdesë si Gaddafi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raportohet se ka hyrë në paranoja e se po frikësohet se vdekja do t’i vijë si diktatorëve Muammar Gaddafi e Saddam Husseini. 70-vjeçari thuhet se ka mbetur krejt pa fjalë, kur pati parë videon e vdekjes së tiranit nga Libia, Gaddafi, kur qe gjymtuar më 2011.

Heshtja e tij e frikshme tashmë është duke u përfolur në komunitetin e inteligjencave perëndimore, siç shkruan “Daily Mirror”. Ky medium anglez po ashtu ka shkruar se Putini e ka shikuar në vazhdimësi videon tmerruese.

“Nuk pati thënë as edhe një fjalë, kur lajmi po transmetohej”, ka shkruar ky medium duke shtuar se “gjëja më e rëndësishme për Putinin është vetë pushteti, pasuria dhe mbijetesa e tij, e se rreziku për grusht shteti është ndër gjërat që e tmerron më së shumti”.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Putini raportohet se përdor edhe testues të ushqimit pasi ka hyrë në paranojë se mos po helmohet dhe se ka punësuar një grup të njerëzve që i përdor si dublues. Paranoja mori kahe të theksuar kur Putini u sfidua së fundmi nga kreu i mercenarëve të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Prigozhini raportohet se tashmë ka marrë këshilla për të ndenjur larg dritareve e të mos pranojë të pijë çajra për të shmangur vrasjen nga Putini.

Anthony Glees, profesor në Universitetin e Buckingamit, ka thënë për “Daily Star” se Putini do që Prigozhini të jetë i vdekur.

“Sipas meje, tre banditët, Putin, Prigozhin dhe Lukashenko (Presidenti bjellorus) po luajnë të gjithë me njëri-tjetrin, secili duke u përpjekur të testojë forcën e dy të tjerëve. Putini sigurisht që do ta donte Prigozhinin të vdekur. Prigozhin e ka poshtëruar dhe e ka mashtruar me tentativën e tij për grusht shtet dhe ata që e tejkalojnë Putinin përfundojnë të vdekur”, ka thënë Glees.

Rruga Press

YouTube player