Media italiane: Tifozët e Romës vodhën thikat e restorantit për të goditur kundërshtarët
Dita e djeshme ka qenë e mbushur me dhunë në Tiranë, teksa kanë qenë protagonistë tifozë të Romës e Feyenoord, kundër policisë shqiptare.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon një prapaskenë, teksa shkruan që tifozët e Romës vodhën thikat nga një restorant që të godisnin kundërshtarët e tyre.
Përleshjet kanë qenë të shumta, në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërkohë që janë plagosur 19 policë, njëri me thikë.
Policia ndërkohë doli edhe me një komunikatë ditën e sotme dhe 60 tifozë u arrestuan, kurse 80 të Romës nuk u lanë të hynin në Shqipëri.
Rruga Press