Sport

Historia fantastike e dy vëllezërve shqiptarë, klubi i FEYENOORD i ndjek si “magnet”

Një histori tepër e bukur e dy vëllezërve shqiptarë, Bekim dhe Bekri Bajraktaraj. Gjithçka ka të bëjë me ardhjen e ekipit të Feyenoord në Shqipëri, për të luajtur finalen e UEFA Conference League përballë Romës. Bekim dhe Bekri Bajraktaraj, kanë qenë pjesë e moshave të Feyenoord në të kaluarën dhe historia e tyre, e lidhur me Feyenoord këtë sezon, është me të vërtetë fantastike.

Dy vëllezërit shqiptarë janë rikthyer në Shqipëri vite më parë, duke lënë futbollin në Holandë dhe duke u kthyer në biznesmenë të suksesshëm në Shqipëri, pasi kanë dy restorante, një në Prishtinë, e një në Tiranë. E fati sërish i ka lidhur me klubin e Feyenoord, pasi ndeshja e parë e klubit holandez në Conference League, u zhvillua në Prishtinë, e finalja, do të zhvillohet në Tiranë.

“Më duket sikur kam një magnet dhe klubi i Feyenoord më ndjek kudo”, u shpreh Bekim Bajraktaraj, i cili ka luajtur me të rinjtë e klubit holandez, ku ka qenë me të njëjtin ekip ku luante dhe Giovanni van Bronckhort, një emër shumë i njohur i futbollit.

Më pas, për median “AD” në Holandë, Bajramaj shtoi: “Po ta mendosh të gjithë rrugëtimin e Feyenoord këtë sezon në UEFA Conference League, është me të vërtetë e pabesueshme. E nisën në Prishtinë, do e përfundojnë në Tiranë… Pikërisht në këto dy qytete, ne kemi dy restorantet tona dhe duket sikur çdo gjë ka qenë e planifikuar (qesh).

Lexo më shumë  Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Isha në stadium për të ndjekur Feyenoord kundër Dritës, në stadiumin e Prishtinës. Gjërat nuk shkuan mirë për Feyenoord, pasi Drita bëri një ndeshje të shkëlqyer. Por mendoj se Feyenoord është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë këtij udhëtimi në Conference League dhe kundër Romës në Tiranë, besoj se do të shikojmë një ekip shumë më të fortë se ai i ndeshjes së parë.

Finalja e Conference Leage në Shqipëri? Padiskutim që është shumë e veçantë. Besoj se tifozët e vjetër të Feyenoord, do e mbajnë mend qytetin e Tiranës, pas asaj ndeshje që luajtën kundër Partizanit. Ndoshta mbajnë mend emrin e Artur Lekbellos. Mbaj mend në atë periudhë, ka qenë varfëri e madhe, por tani Shqipëria ka ndryshuar.

Kemi plot restorante, hotele me cilësi të lartë, Tirana është kthyer në një vend shumë të vizituar. Është një qytet plot gjallëri dhe me finalen e UEFA Conference League që do të zhvillohet atje, padiskutim që do të ketë gjithmonë e më shumë vizitorë.

Lexo më shumë  Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

Historia ime te Feyenoord? Kam luajtur për disa vite me ekipin e të rinjve, por nuk munda të bëj hapin gjigant dhe të luaj për ekipin e parë. Nuk funksionoi, por kështu e ka futbolli.

Unë dhe Bekri (vëllai), jemi nga Kosova dhe jemi shqiptarë. Kur po vinte që Feyenoord do të kalonte në finalen e Tiranës, ne u përpoqëm të merrnim leje për ta shfaqur ndeshjen në ekranet e një sheshi. Kjo nuk funksionoi.

Shumë tifozë nga Roterdami vijnë në Tiranë. Çfarë gjejnë ata? Një qytet të bukur, por kujdes me taksitë, për shembull. Ka kartëmonedha të reja dhe të vjetra dhe ka një ndryshim në vlerë. Ata mund të nxjerrin një fitim prej tij. Dhe të sfidosh policinë, nuk është shumë e këshillueshme. Për më tepër, Tirana është një qytet i bukur, me njerëz të çmendur të futbollit”, u shpreh Bekim Bajraktaraj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *