Lajme

60% e rrogave nën 50 mijë lekë, më të ulëtat në bujqësi e ndërtim

Më shumë se gjysma e të punësuarve me rrogë në Shqipëri paguhen nën pagën mesatare që është 57 mijë lekë.

Rrogat më të ulëta jepen në bujqësi, ndërsa të mirëpaguarit punojnë në banka e komunikacion.

Më pak se 10% e të punësuarve në Shqipëri marrin mbi 100 mijë lekë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre paguhen deri në 50 mijë lekë.

Lexo më shumë  Blerim Devolli humb gjyqin me Avokaturën Shtetërore, me përmbarues do t’i merren 1.3 milion euro

Në vitin 2021, paga mesatare u rrit me 6.6%, për të arritur në 57,200 lekë.

Më të paguarit rezultojnë menaxherët, ligjvënësit e nëpunësit e lartë të administratës shtetërore, ndërsa më të keqpaguarit mbeten të punësuarit në sektorin e bujqësisë.

Sipas aktiviteteve, rrogat më të larta ndahen në banka dhe në komunikacion, ndërsa bujqësia, peshkimi dhe ndërtimi janë sektorët ku jepen pagat më të ulëta.

Lexo më shumë  Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

INSTAT nxjerr se rritje më të lartë të rrogave në përqindje përfituan, të punësuarit në tregti dhe industri.

Vitin e kaluar, hendeku gjinor në paga ishte 4.5%, pra meshkujt kanë një pagë mesatare bruto 4.5% më të lartë se femrat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *