Lajme

Media britanike nuk u “ndahet” shqiptarëve: 18 deri në 26 mijë euro rruga për në Angli me kamion

Mediat britanike nuk u “ndahen shqiptarëve”. Në një artikull të botuar në “Daily Mail” tregon mënyrat sesi shqiptarët po fitojnë klientë për t’i dërguar në mënyrë të jashtëligjshme në Angli.

Sipas prestigjiozes angleze, shqiptarët vijojnë të pa shqetësuar që të reklamojnë “biznesin” e tyre në rrjetet sociale, e kryesisht në TikTok, duke treguar datat e nisjes dhe detaje të tjera.

Lexo më shumë  Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë

Në artikullin e botuar së fundmi, janë shfaqur disa postime të shqiptarëve në rrjetet sociale, ku thuhet se kërkojnë deri në 18 mijë paund për kalimin e sigurt drejt Britanisë, jo me gomone, por me kamionë.

“Ndryshe nga gomonet që kanë një vëmendje të shtuar gjatë kohëve të fundit, kalimi me kamion është më i lehtë”, shkruan Daily Mail.

Një person i paidentifikuar, i ka dërguar mesazh kësaj llogarie në Tik-Tok, duke i kërkuar një udhëtim për 2 persona. Çmimi i udhëtimit është 26 mijë paund. Ndërkohë një tjetër trafikant ofron udhëtime me avion me pasaporta të falsifikuara.

Pasi i publikojnë këto postime, ato fshihen brenda disa ditësh për të humbur gjurmët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *