Media boshnjake: Terroristët serbë përdorën vetura të MPB-së së Serbisë gjatë sulmit në veri?
Siç ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, është gjetur një sasi e re armësh e ruajtur nga terroristët që kryen sulmin me 24 shtator në veri të Kosovës. Mes sendeve të sekuestruara janë edhe dy automjete pasagjerësh.
Ajo që është interesante është se në stikerin e automjetit të vetëm të pasagjerëve ka një vinjetë me mbishkrimin “Republika e Serbisë, Ministria e Brendshme”.
Mediumi boshnjak Vijesti.ba ka publikuar lajmin duke bërë një pyetje të thjeshtë. “Tani shtrohet pyetja, a kanë marrë pjesë automjetet e MPB-së së Serbisë në sulmin terrorist apo njësitë terroriste të përbëra nga serbët e veriut të Kosovës i shfrytëzojnë objektet e destinuara për pjesëtarët e MPB-së së Serbisë?”

Rruga Press