Bota

Me vëllain, Wally Funk dhe studentin 18-vjeçar! Jeff Bezos udhëton sot drejt hapësirës me raketën e tij

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, mëngjesin e sotëm do fluturojë për në hapësirë me raketën e krijuar nga kompania e tij “Blue Origin”.

Në këtë udhëtim Bezos do të jetë së bashku me tre persona të tjerë, vëllai i tij Mark, ikona e aviacionit 82-vjeçar Wally Funk dhe dhe një 18-vjeçar që sapo ka mbaruar shkollën e mesme, Oliver Daemen.

Misioni, i quajtur NS-16, do të shënojë herën e parë që “Blue Origin” dërgon njerëzit në hapësirë. Bezos do të jetë miliarderi i dytë që udhëton për në hapsirë, pasi më parë ka udhëtuar themeluesi i “Virgin Galactic”, Richard Branson.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

New Shepard, ndërtuar nga kompania e Bezos, Blue Origin, është krijuar për t’i shërbyer tregut në zhvillim e sipër për turizmin hapësinor.

“Unë jam i ngazëllyer. Njerëzit vazhdojnë të më pyesin nëse jam nervoz. Unë nuk jam me të vërtetë nervoz, jam kurioz. Unë dua të di se çfarë do të mësojmë. Ne kemi qenë duke u stërvitur. Ky automjet është gati, ky ekuipazh është gati, kjo skuadër është e mahnitshme. Ne thjesht ndihemi shumë mirë për këtë” tha Bezos në një intervistë me CBS News.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *