BallinaLajme

‘Më thoni gomar, por jo hajdut’/ Rrjeti i përgjigjet Ramës me meme

Kryeministri Edi Rama e pranoi mbrëmë se ka ndërmend të burgosë shqiptarët që shpërndajnë meme online.

Ai tha se nuk duhet ta quajnë hajdut, por mund t’i thonë gomar. Megjithatë rrjetet sociale i janë përgjigjur sërish me meme dhe ironi.

“‘Më thërrisni gomar por jo hajdut’, thotë. Jo more zotëri, gomerët jemi ne, që durojmë hajdutin,” shkruan Genc Sejko.

Lexo më shumë  Harta - Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave

Kurse faqja ‘Lolita’ shkruan: “Unë prapë nuk e besoj dot që ky e ka seriozisht këtë ligjin e memeve. Kushedi ça zullumi po fsheh ndërkohë(përveç atyre që dimë) dhe nxjerr Znj.700 Euroshe me Kodin Penal. Pasi të bëhet gjithë kjo zhurmë, komisioni i ligjeve me në krye Ulsiun nuk i pranon ndryshimet. Dhe ne që duhet t’i jemi mirënjohës të madhit, mëshirëplotit, shpëtimtarit: Edi Ramës që nuk na la të binim në burg për meme”.

Ndiqini më poshtë disa meme pas komenteve të Ramës:

Lexo më shumë  Fushë Kosova përfiton 1.01 milion euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të familjeve në nevojë

YouTube player