BallinaBota

Kina, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, thotë shefi i inteligjencës amerikane

Drejtori për Inteligjencë Kombëtare i SHBA-së, John Ratcliffe.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se Kina paraqet kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën, që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Inteligjenca është e qartë: Pekini synon të dominojë SHBA-në dhe pjesën tjetër të planetit ekonomikisht, ushtarakisht dhe në teknologji”, tha Drejtori për Inteligjencë Kombëtare i SHBA-së, John Ratcliffe, në një opinion në faqen e internetit të Wall Street Journal.

Ratcliffe, një ish-kongresmen republikan i emëruar nga Trump në krye të spiunazhit të SHBA-së në pranverë, tha se Kina përbën “kërcënimin më të madh për Amerikën sot, dhe kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën”.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Ai tha se strategjia e Kinës ishte që njësitë kineze të vidhnin pronën intelektuale të kompanive amerikane, ta kopjonin atë dhe më pas të zëvendësonin kompanitë amerikane në tregun global.

Një zëdhënës i ambasadës kineze hodhi poshtë komentet e Ratcliffe si “deformuese të fakteve” dhe hipokrite dhe tha se ato treguan “mendësinë e ngulitur të Luftës së Ftohtë dhe paragjykimet ideologjike të disa njerëzve në SHBA”.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Pekini u ka bërë thirrje shpesh udhëheqësve të SHBA-së që të ndalin retorikën e tyre ndaj Kinës.

Qasja e administratës së presidentit amerikan, Trump ndaj Kinës i ka çuar marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha në botë, në pikën e tyre më të ulët në dekada dhe analistët thonë se kjo mund të kufizojë hapësirën e manovrës së administrates së re amerikane të presidentit të zgjedhur, Joe Biden në përballjen me Pekinin./REL

YouTube player