Bota

Më parë kishte shërbyer dhe në Shqipëri/ Vdes ambasadorja e Italisë në Australi pasi ra nga ballkoni i shtëpisë

Ambasadorja italiane në Australi ka vdekur pasi është rrëzuar nga ballkoni teksa ishte me pushime në vendlindjen e saj.

Francesca Tardioli vdiq në shtëpinë e saj në Foligno mbrëmjen e së shtunës, kur ajo kishte qenë vetëm shtëpi.

Një anëtar i familjes kishte lajmëruar autoritetet, por shërbimet e urgjencës nuk mundën ta risillnin në jetë. Policia tani po heton për ngjarjen.

“Me pikëllim të pafund, ne vajtojmë ndarjen nga jeta të Francesca Tardioli, ambasadores së Italisë në Canberra dhe bashkohemi me dhimbjen e të dashurve të saj”, shkroi Ministria e Jashtme italiane në Twitter.

Lexo më shumë  Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

“Do ta kujtojmë me dashuri për cilësitë e saj të admirueshme profesionale dhe njerëzore: një diplomate e madhe dhe shërbëtore e shtetit”.

Kryetari i bashkisë së Foligno, Stefano Zuccarini, e përshkroi gjithashtu Tardiolin si një “shoqe të shquar” dhe tha se ai ishte i mbushur me “dhimbje dhe emocione të thella” për “lajmin tragjik”.

Tardioli ishte ambasadore në Australi që nga shtatori 2019 dhe do të kthehej në Oqeani në të ardhmen e afërt.

Lexo më shumë  Ukrainë: Mbi 7 mijë njerëz evakuohen nga rajoni i Kharkiv

56-vjeçarja kishte shërbyer edhe si ambasadore i Italisë në Shqipëri dhe Arabinë Saudite, pasi iu bashkua Shërbimit Diplomatik Kombëtar Italian në vitin 1991.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *