Lajme

Me gomone për në Angli/ Shpëtohen nga mbytja 48 emigrantë, shumica shqiptarë. Mes tyre 5 gra dhe tre fëmijë, si u prish motori në mes të detit dhe…

48 emigrantë, shumica prej tyre shqiptarë janë shpëtuar jashtë Gjirit të Sommes në Francë. Ata ishin duke kaluar me gomone 8 metra të gjatë në Pade-Kale me qëllim që të hynin në Britaninë e Madhe.

Gjatë udhëtimit atyre iu është dëmtuar motori i gomones dhe për pasojë kanë mbetur në det mëngjesin e sotëm.

Për këtë është dashur ndërhyrja e rojeve bregdetare franceze dhe skuadrat e tyre të shpëtimit për të bërë të mundur nxjerrjen në breg të 48 emigrantëve, shkruan France3. Shumica e emigrantëve ishin shqiptarë meshkuj, pesë gra dhe tre fëmijë.

Lexo më shumë  Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ekipet e shpëtimit i vendosën emigrantët në portin e Le Tréport duke i dërguar me ambulancë në urgjencë për të trajtuar problemet shëndetësore të tyre të mundshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *