Lajme

Kurti nga Manifesta 14: Komuniteti kulturor i Kosovës përfiton duke ndërtuar ura të bashkëpunimeve të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e hapjes së edicionit të 14-të të festivalit “Manifesta”, ka thënë se komuniteti i kulturor i Kosovës përfiton duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi.

“Komuniteti kulturor i Kosovës përfiton duke ndërtuar ura të bashkëpunimeve të reja. Shteti ynë figuron në hartat ndërkombëtare të artit. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë që të përjetojnë artin duke ndjerë e eksploruar, e duke diskutuar edhe vepra arti”, ka thënë Kurti.

Ai tha se sipas pikëpamjes së tij, “Manifesta” është një qytet që lundron në Evropë.

“Sipas pikëpamjes time Manifesta është një qytet që lundron nëpër Evropë si spektator, si fantazmë deri sa të përqafojë qytetet evropiane. Këtë vit qyteti i Manifestës, po e merr rimishërimin e 14 në qytetin e Prishtinës. Të dy jemi të lumtur dhe me fat”, tha Kurti.

Lexo më shumë  FSK realizon ushtrime në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

Kryeministri theksoi se kryeqyteti ka qenë gjithmonë i gjallë edhe kreativ edhe në ditët më të këqija.

“Prishtina gjithmonë ka qenë një qytet i gjallë dhe kreativ, edhe në ditët më të këqija kur të jesh një shqiptar ishte shumë e rrezikshme, këtu ka qenë gjithmonë duke ndodhur një jetë kultutore”, u shpreh Kurti.

Më tej, ai tha se është i bindur që në 100 ditët e ardhshme, do të shohë Kosovën duke shpalosur më të mirën e saj.

“Kur Prishtina ishte zgjedhur si qyteti mikpritës, në një bashkëpunimin disa mujor, isha i mahnitur të shihja se si Manifesta menaxhoi të detektojë shpirtin e popullit tonë. Kjo është arsyeja se përse jam i bindur sot se në 100 ditët e ardhshme, përgjatë Manifestës do të shohim Kosovën duke shpalosur më të mirën e saj”, theksoi Kurti.

Lexo më shumë  Bie aludimi qesharak i FSHF-së, deri në Evropianin “Shqipëri – Serbi”, Kosova do t’i ketë të paktën katër stadiume moderne

“Jam i sigurt që në një mënyrë apo tjetrën, qyteti tim Prishtinën do ta dashuroni. Përgatituni të magjepseni”, shtoi ai.

Kurti gjithashtu tha se në 100 ditë të “Manifestës”, për qytetarët do të jetë një frymë e re dhe pamje e bukur për ta.

“Sigurisht që 100 ditë të Manifestës, do të jetë një frymë e re, një pamje e bukur dhe vështrim  për qytetarët e vendi tanë. Do të ketë ekspozita. Kemi shumë për të mësuar nga kolegët tanë evropian. Tani pas 14 vitesh pavarësi na lejoni të shijojmë edicionin e 14-të të Manifestës së bashku” tha ai .

Në Prishtinë nga pjesa e dytë e muajit korrik pritet të nisë festivali i artit bashkëkohor “Manifesta” që do të zgjasë deri në nëntor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *