KryesoreLajme

“Më doli një takim urgjent me sauditët”/ Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, i tregonte edhe për takimet e Ramës me përfaqësuesit ndërkombëtarë

Të tjera detaje dalin nga komunikimet mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, ku në fokus është një takim urgjent me përfaqësues sauditë.

Sipas materialit të SPAK, Hyseni i jepte Agasit informacione lidhur me itinerarin, natyrën e takimeve dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do të takohej.

“Më doli një takim urgent… Me sauditët… Kthehem nesër në KS prapë”, i shkruante Hyseni Agasit, sipas komunikimeve të zbardhura.

Në mesazhe, ish-drejtuesja e SHISH e informonte Agasin edhe për takimet e planifikuara me Kryeministrin. Më 24 gusht 2026, ajo shkruante: “Nesër duhet ta takoj KM në 8:30”, ndërsa në një tjetër komunikim shprehej: “Po më presin me shku te KM… Jo mo zemër, unë një orë nuk rri më shumë me atë”.

Lexo më shumë  SPAK reagon zyrtarisht për "arrestin" e shefes së SHISH

Pjesë nga dosja:

Shtetasja Vlora Hyseni nga numri ******** i dërgon mesazhin “Cfare na bene o Zor”. Po kështu në vijim të komunikimeve, në shkelje të rëndë të detyrës, Vlora Hyseni, tregon se do të takohet me Kryeministrin dhe sa kohë do rrijnë tek ai “Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”. Më datë 24.08.2026 “Neser duhet ta takoj km ne 830”. Në mesazhet vijuese shtetasja Vlora Hyseni, i jep informacion edhe për itinerarin, natyrën e takimit dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do takohet; “Me doli nje takim urgent… Me sauditet… Kthehem neser ne ks prape”. Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instanca të tjera pasqyrohen edhe në mesazhin e datës 19.08.2026 ku e informon se; “Skenderi me thirri me u taku te henen …(Skender Hita Drejtori i Përgjithshëm i Policisë)… Te shpresoj qe ka porosit km….”

Lexo më shumë  Brenda pesë ditësh, shumë qendrime, për çështje kaq serioze për shtetin, ndoshta këta të PDK-së fillimisht duhet të dakordohen mes vete se cili është qëndrimi i tyre

Rruga Press

YouTube player