Lajme

Më 5,6 dhe 7 mars mbahet manifestimi i “Epopesë së UÇK-së”

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të premten se në nderim të “Epopesë së UÇK-së” dhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, më 5, 6 dhe 7 Mars 2023, organizohet manifestimi gjithëpopullor.

“Manifestimi qendror do të mbahet të dielën, më 5 Mars, në ora 12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të jetë parakalimi i Kuadrove Ushtarakë të FSK-së”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrisë.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Siç bëhet e ditur në manifestim do të jenë të pranishëm liderët shtetërorë, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të MM-së dhe FSK-së, si dhe autoritete tjera politike, diplomatike dhe ushtarake vendore dhe ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *